LAJMI I FUNDIT: CDU merr vendim – Pas Angela Merkelit, “Merkelja e vogël” (VIDEO)

Annegret Kramp-Karrenbauer është zgjedhur kryetare e partisë Unioni Kristian-Demokrat dhe në këtë pozitë do ta zëvendësojë Angela Merkelin.

Ish sekretarja e përgjithshme e partisë qeveritare në Gjermani do të jetë kandidate për vendin e kancelares në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kramp-Karrenbauer në Konventën zgjedhore në Hamburg është zgjedhur me shumicë votash, transmeton Ballkani.info.

Merkel është lidere e CDU-së dhe kancelare gjermane që nga viti 2005, kurse në tetor ka paralajmëruar largimin nga pozita e lideres së partisë dhe nuk planifikon të kandidojë më për kancelare.

Për votimin e lideres së re të CDU-së janë nevojitur tri raunde të votimit, kurse përeç Kramp-Karrenbauer , kandidat ka qenë edhe Fridrich Merc.

Në raundin e dytë të votimit Kramp-Karenbauer ka fituar me 517 vota, kurse Merc i pati 482 vota. /Ballkani.info/