LAJMI I FUNDIT: Caktohet takimi Kurti-Mustafa. Mësohet ora dhe vendi i mbajtjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohet sot pasdite në Kuvend.

Burime brenda dy partive kanë konfirmuar se takimi do të ndodhë ndërmjet orës 16 e 30 e 17:00 në Kuvendin e Kosovës.

LDK-ja është ende në pritje të përgjigjes nga VV-ja për ofertën e fundit që ia ka bërë.

Deri tani asgjë nuk ka të sigurt se një marrëveshje midis këtyre dy partive do të nënshkruhet sot.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se partia e tij nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Ai ka thënë se duhet të ndodhë takimi dhe ti jepet fund kësaj çështje.

“Ne po presim ofertën që ja kemi dërguar VV-së, e cila është kryeparlamentarin, 5 ministri dhe zotimin për president”, ka thënë Veliu./IndeksOnline/