LAJMI I FUNDIT: Biznesmeni i vrarë është Albert Krasniqi, dyshohet se u vra nga babai

Një vrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë ku një prind ka vrarë djalin e tij..

Tani Sinjali mëson se i dyshuari është Skënder Krasniqi, afarist nga Prishtina.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka thirrë Policinë dhe i ka njoftuar ata lidhur me rastin që ka ndodhur.

I dyshuari Skënder Krasniqi dhe djali i tij Albert Krasniqi (viktima).

Ballkani.info mëson se Albert Krasniqi ka qenë i martuar me Besa Gashin, ish miss Kosova, me të cilën janë ndarë javë më parë.

Ai ka qenë edhe menaxher i Baba Stars, grupit të hip hopit kosovar. /Ballkani.info/