Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2, raporton Ballkani.info

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe  19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Një informatë e tillë kësaj rradhe është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.

ℹ Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.043.