LAJMI I FUNDIT: Askush s’e priste, paralajmërohet hapja e shkollave më 4 maj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se shkollat në kryeqytet do të hapen më 4 maj.

Ahmeti përmes Twitterit ka shkruar se planifikojmë që mësimi në shkolla të fillojë me 4 maj.

“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj”, ka shkruar ai.

Ahmeti po ashtu ka kërkuar që fillojë edhe zbutja e masave ndaluese.

Masat për frenimin e virusit kanë përfshirë edhe mbylljen e shkollave e deri te ndërprerja e punës në shumë aktivitete ekonomike si dhe kufizimin e lëvizjes që qytetarëve në 90 minuta në ditë.

Data 4 maj është data deri kur, sipas një vendimi të Qeverisë në detyrë të Kosovës, vlejnë masat të cilat kanë hyrë të fuqi më 15 prill.