LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja ndërmjet Telekomit dhe Devollit, zhbllokohen xhirollogaritë

Ministri Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi në emisionin “Imazh” të RTK-së e ka dhënë lajmin e fundit se është arritur marrëveshja ndërmjet Telekomit dhe Dardafonit për amortizimin e borxhit.

“Kjo marrëveshje nënkupton edhe zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit”, ka thënë Kuçi, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, kjo është marrëveshje për zgjidhje afatgjatë për situatën në Telekom./Ballkani.info/