LAJMI I FUNDIT: Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar. LDK emëron edhe disa nënkryetarë

Pas arritjes së koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, kanë ndodhur disa zhvillime brenda kampit të LDK-së.

Sipas burimeve, deputeti Arben Gashi është emëruar shef i Grupit Parlamentar të LDK-së dhe anëtar i Kryesisë.

Gjithashtu, brenda kësaj partie, janë emëruar edhe disa nënkryetarë si, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti dhe Anton Çuni.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm brenda LDK-së ka përfunduar ndërsa me të gjitha pro, është ratifikuar marrëveshja qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.