Kreu i VV-së, ALbin Kurti ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19.

Kurti ka thënë se parmbrëmë i janë shfaqur simptoma të lehta, kokëdhembje, koll dhe skuqje të syve dhe pas bërjes së testit ka dalë pozitiv me Covid-19.

Kreu i VV-së është shprehur se duke respektuar rregullat e IKSHPK-së do të qëndroj në vetizolim për dy javët e ardhshme

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat,
Albini”, ka shkruar Kurti.