LAJMI I FUNDIT: Aksident trafiku, vdes shoferi në Shalë të Lipjanit

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ndodhi në Shalë të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se vetë aksidenti ka ndodhur meqë shoferi tashmë i ndjeri derisa ishte duke drejtuar veturën nuk iu ishte përshtatur shpejtësisë së lëvizjes.

“Raportohet se vozitësi mashkull kosovar, përderisa ishte duke drejtuar veturën dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, është vetë aksidentuar. Si pasoj e aksidentit, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion.