Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Carralevë. Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Nuk dihet nëse nga ky aksident trafiku që ka ndodhur para pak minutave ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe njesitë e zjarrëfikësave dhe ata të policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se rruga është bllokuar edhe është apeluar që të shfrytëzohen rrugët alternative.