Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Në bazë të pamjeve shihet se ka të bëj me një veturë të vetme që është e aksidentuar.

Ndërsa, përveç dëmeve materiale që shihen se janë të konsiderueshme, deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo edhe shkakun e këtij aksidenti.

Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata, mirëpo fal intervenimit të qytetarëve është zhbllokuar njëra korsi, për të bërë të mundshme kështu qarkullimin e veturave.