LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Prizen, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:15.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953)”.

Foto: Arkiv