LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Budrigë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Budrigë të Vitisë, në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar, mbrëmë rreth orës 18:00.

Sipas policisë, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave ku njeri nga ta mbetet për trajtim në Spitalin e Gjilanit ndërsa vozitësi tjetër dërgohet në QKUK Prishtinë.

Policia është duke hetuar rastin dhe ende nuk dihen shkaqet e këtij aksident.