LAJMI I FUNDIT: Agim Bahtiri NUK largohet nga AKR-ja e Pacollit

Është mbajtur sot takimi i Kryesisë së Degës së AKR-së në Mitrovicë, i paralajmëruar javën e kaluar nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri këtë takim e kishte paralajmëruar, duke thënë se aty do të merret vendimi për largim ose jo nga AKR-ja, ku aktualisht mban pozitën e nënkryetarit të parë.

Mirëpo, deklaratat e javës së kaluar, Bahtiri i ka mohuar sot.

Ballkani.info ka kontaktuar me Bahtiri për të kuptuar nëse ai e ka zyrtarizuar në mbledhjen e sotme largimin e tij nga AKR-ja.

“Jo, jo nuk kam thënë që do të largohem, mos i shtrembëroni gjërat”, tha Bahtiri për Ballkani.info.

Gjatë takimit të sotëm ai tha se ka marrë mbështetje nga anëtarët e degës së AKR-së në komunën që ai e udhëheqë.

“Të gjithë anëtarët e kryesisë i kanë dhënën mbështëtjë të plotë Bahtirit, për të gjitha vendimet qe ai do të merr”, tha Bahtiri duke folur në vetën e tretë.

Javën e kaluar Bahtiri kur ishte pyetur për shkuarjen në zgjedhje të parakoheshme, pati thënë se nuk i interesojnë zgjedhjet dhe se më nuk është në AKR. Po ashtu, Bahtiri nuk kishte mohuar aderimin në partinë e Ramush Haradinajt, AAK, pasi që javën e kaluar u takua me të. /Ballkani.info/

loading…