LAJMI I FUNDIT! Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrihen mes vete në zyrat e FFK’së

Burimet e Gazetës Metro brenda FFK’së, bërë të ditur se ka ndodhur një konflikt në mes të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Eroll Salihut, sekretari i këtij institucioni. 

Metro ka kuptuar se konflikti ka filluar kur sekretari i FFK’së, Eroll Salihu ka shpërthyer me akuza të rënda në drejtim të kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, duke e quajtur dallavërgji, hajn dhe kriminel.

Pas këtyre akuzave, Agim Ademi nuk ka ndenjur indiferent, i cili menjëherë e ka sulmuar fizikisht Eroll Salihun, e që është dashur ndërhyrja e stafit të FFK’së për të qetësuar gjakrat.

Mbetet të shihet se si do të veproj i pari i FFK’së, nëse do ta largoj Eroll Salihun nga pozita e sekretarit apo këtë të fundit do ta shpëtoj UEFA.

Duhet theksuar se Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është e vetmja federatë që nuk ka përfillua vendimin e MKRS per të mbajt Kuvendin e Punës dhe Kuvendin Zgjedhor.

Express ka provuar të kontaktojë me Eroll Salihun, por telefoni i tij nuk ka qenë i qasshëm.