LAJMI I FUNDIT: Abdixhiku dhe bashkëshortja rezultojnë pozitiv me Covid-19

Ish-ministri i Qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.