Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po vazhdon zgjerimin e saj me figura të reja në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Burime të Ballkani.info thonë se pas bashkimit të Agim Çekut dhe Dardan Krasniqit me këtë subjekt politik, AAK-ja pritet që nesër dhe në ditët në vijim të prezantojë së paku edhe dhjetë aderime të tjera.
Burime brenda partisë bëjnë të ditur se aderimet e reja synojnë fuqizimin e listës zgjedhore dhe rritjen e kapaciteteve elektorale të AAK-së në nivel qendror.
Kjo seri aderimesh po vlerësohet si pjesë e një fushate dinamike të partisë për të siguruar një pozicion më të fortë në zgjedhjet parlamentare të fundvitit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të mbahen më 28 dhjetor. /Ballkani.info/







