LAJMI I FUNDIT: AAK-ja e thërret në interpelancë Kurtin pas deklaratave të ministrit Reka

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon të jetë shumë aktive në opozitëbërje.

Partia e Ramush Haradinajt pas seancës së jashtëzakonshme për taksën, synon që të thërras së shpejti në interpërlancë kryeministrin Albin Kurti.

Ballkani.info merr vesh se AAK-ja do ta thërras në interpelancë Kurtin për shkak të deklaratës skandaloze të ministrit Blerim Reka që Serbisë, Kosova t’i mundësojë korridor për të pasur qasje në detin Adritatik në Shqipëri.

Po ashtu Ballkani.info merr vesh se iniciatore e kësaj nisme është Time Kadrijaj, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme.

Deklarata e Rekës është kritikuar ashpër nga partitë opozitare të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e tij. /Ballkani.info/