Lajmi i fundit: 2 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë, 55 me oksigjeno-terapi

Dy persona të infektuar me koronavirus, të cilët po marrin trajtim në QKUK, vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton ballkani.info

Siç bëhet e ditur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 107 pacientë të prekur me Covid-19, ndërsa 55 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi i plotë:

“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 08/07/2020, gjinden të hospitalizuar 107 raste.

Gjithsej 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste; 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Dje me datën 07/07/2020 janë lëshuar nga Klinika Infektive 7 pacientë”.