LAJMI I FUNDIT: 18 të shëruar sot nga koronavirusi në Kosovë dhe vetëm 3 të infektuar

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë shëruar 18 persona me virusin Covid-19 ndërkohë që janë konfirmuar 3 raste të rjea në Kosovë.

‘’Sot më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.’’, thuhet në njoftim.

Të tre rastet janë nga komuna e Prishtinës.

‘’Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë).’’

Numri total i të shëruarve ka shkuar në 754.

IKSHPK bën thirrje për respektim të masave të mbajtjes së distancës dhe higjienës edhe pas lehtësimit të masave në mënyrë që sa më shpejt të kalojë kriza e pandemisë.