Lajmet për Covid-19 shkaktojnë stres

Lejet në mas për koronavirus sipas sociologovë mund të shkaktojën stres te pacientët e vetizoluar për shkak ët këtij virusi. Sociologët thonë se shpeshherë raportimet e ministrisë përmbajnë vetëm statistika dhe kjo mund të nxisin të qytetarët edhe mosbesim për ekzistencën e koronavirusit.

Në pesë muaj pandemi, Minsitria e Shëndetësisë dhe ekspertët e kësaj fushe kanë kërkuar ndërgjegjësim të qytetarëve për respektimin masave anticovid.

Kjo është bërë shpesh përmes këshillave të vazhdueshme, por në disa raste edhe duke publikuar pamje nga brenda spitaleve covid për të treguar vuajtjet e pacintëve, raporton Ora News.

Lajmet e shumta lidhur me rastet e covidit, situata problematike dhe e rrezikshme ka një ndikim negativ të qytetarët e sidomos te ata që janë të infektuar e të izoluar në banesë.

Sociologu Gëzim Tushi shprehet se, shpesh bombardimi me lajme për covidin shkakton stres te këta persona.

Tushi: Njerëzit janë individualisht të ndryshëm dhe e perceptojnë ndryshe sëmundjen. Disa janë alarmantë nga natyra, ka prej atyre që kanë mendjemadhësi kokëboshe dhe një vetëbesim të lartë, ka dhe nga ata që nuk e vrasin mendjen.

Kjo gjendje dhe lajmet e vazhdueshem bëjnë që në shumë raste të shkaktoj te qyettarët mosbesim për ekzistencën e koronavirusit, ndaj sociologët sugjerojnë që në komunikatat e përditshme të ministrisë të ketë diversitet informacioni.

Tushi: Statistikat flasin dhe numrat nuk gënjejnë por njerëzit nevojë edhe për një lloj shpirti brenda statistikave që të mos ta përjetojnë në ato përmasa që janë.

Sipas sociologëve informacionet e minsitrisë së shëndetësisë për situatën e coronavirusit janë kthyer një një raportim statistikor, duke i bërë qytetarët të humbasin interesin për të tu informuar.