Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
KUSHTRIM (Ismet) HALITI i lindur me 01.04.1983 në Pejё.
“I gjykuari është i kërkuar për veprёn penale “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve””, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e më poshtë, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.








