Lajmërohet Tomë Gashi, prindi i Albin Gashit, që pretendohet se sulmoi Frashër Krasniqin, ja si e komenton

Partia Socialdemokrate përmes një njoftimi ka deklaruar sot se ish-kandidati për deputet i LVV’së, Albin Gashi e ka sulmuar ish ‘deputetin dhe anëtarin e PSD-së, Frashër Krasniqin.

Në njoftim nuk janë dhënë më shumë detaje, përveç se është kërkuar që me rastin të merren nga policia e Kosovës.

EO ka kontaktuar avokatin Tomë Gashi, që është prindi i Albin Gashit të LVV-së e avokat i Frashër Krasnqit.

I njëjti ka deklaruar se ka parë njoftimin, mirëpo, shton se nuk ka informacione.

Ai tha se Krasniqin e ka klient që më shumë se tri vite, e se nuk beson që ka ndodhur diçka e tillë.

Nuk jam në dijeni për këtë rast. Frashër Krasniqi është klient i imi më shumë se tri vjet dhe s’besoj që ka ndodhë kjo përleshje. Frashëri ka mund me më thirr nëse ka pas ndonjë incident”, ka thënë Gashi.