Lajmërohet sërish Rita Ora, zgjedh një familje shqiptare për t’iu rindërtuar shtëpinë pas shkatërrimit nga tërmeti

Me të prekurit nga katastrofa natyrore që goditi pak ditë më parë Shqipërinë tashmë janë solidarizuar të gjithë.

Që nga njerëzit e thjeshtë, fytyrat publike e deri te yjet me famë botërore kanë nisur ndihmesat e tyre drejt shtetit amë, për të ndihmuar në rimëkëmbjen pas kësaj kësaj tragjedie.

Teksa Bebe Rexha ka konfirmuar ardhjen e saj më 2 dhjetor dhe një donacion deri në 100 mijë dollarë, Dua që së bashku me markën “Bond” po ndihmon në shitjen e bluzave për bamirësi – së fundmi edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora është lajmëruar për një ndihmesë tjetër të madhe.

Rita ishte ndër të parat yje botërore, e cila që në start kur dëgjoi për tërmetin, promovoi fondacionet e hapura online për të ndihmuar shqiptarët, dhe këtë e bëri përmes rrjeteve sociale ku ndiqet nga miliona njerëz dhe ndikimi i saj është vërtet i madh.

Ndërkohë, të mërkurën, artistja e lindur në Prishtinë e cila dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 29-të, publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram nga vizita e saj e fundit në Kosovë (prill 2019), ku shfaqej duke ecur rrugëve me baltë në disa lagje të varfra të Kosovës, që ajo i vizitoi së bashku me UNICEF-in.

Në mbishkrimin e imazheve, Ora bëri njoftimin se ajo së bashku në koordinim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, kanë bërë përzgjedhjen e një familjeje shqiptare të prekur nga katastrofa, të cilës do t’i ndihmojnë me rindërtimin e shtëpisë së shembur nga tërmeti.

View this post on Instagram

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania and myself directly help these families as much as I can! Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita ??

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri !!! Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliaj, ne kemi vendosur të zgjedhim një familje që të sponsorizojmë për rindërtimin e shtëpisë së tyre gjatë shkatërrimit të tërmeteve në Shqipëri.

Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe me të vërtetë i respekton sugjerimet e tij për të udhëhequr me shembull. Unë sugjeroj që kush të mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose bamirësi ose një mënyrë për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala, dhe ne do të ndjekim përparimin e kësaj dhe kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë – ju lutemi klikoni në këtë lidhje në biografinë time në Instagram për të bërë të njëjtën gjë – të gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për këdo që është afektuar. Me gjithë dashuri, e juaja Rita”, ka shkruar artistja me renome botërore në Instagram.