Lajmërohet Martin Berishaj: Atje ku lind dhe perëndon dielli për ne është Amerika

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka uruar Amerikën me rastin e festës së 4 korrikut.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se atje ku lind dhe perëndon dielli për Kosovën është Amerika.

“Urata; Bekoje zot Amerikën, ka posaçërisht për ne shqiptaret vlerë të shtuar. Udha jonë si komb ka vetëm një destinacion: atje ku lind dhe perëndon dielli për ne është Amerika. Ajo historikisht na e ruajti palcën tonë kombëtar”, ka shkruar ai.