Lajmërohet Ligrit Uka, ja çka thotë pasi e rrahën

Dje emri i tij ka qenë shumë i komentuar.

Kjo se, reperi Ligrit Uka është sulmuar nga disa persona dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Ndonëse deri sot nuk kishte reagim nga ana e tij, përmes rrjeteve sociale, ai sot është lajmëruar.

Në Instastory, Ligriti ka hedhur një fotografi të aktorit Sylvester Stallone në rolin e Rocky, të cilës ia ka lënë një shkrim interesant.

“Ky është vetëm fillimi, ende nuk kam mbaruar” ishin fjalët si një lloj paralajmërimi për ata që e sulmuan.

Nga ana tjetër, policia sipas deklaratave, po punon në zbardhjen e rasitit./Ballkani.info./