Lajmërohet i famshmi Rabit Konjufca, gjykatat i duken të kontrolluara

Axha i famshëm i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, i cili ishte i rehatuari i parë i LVV-së sapo kishte ardhur në pushtet, nuk i ka lënë pa i komentuar vendimet e gjyqësorit.

“Tek tani shifet se janë të kontrolluara gjykatat. Anulimi i konkursit në KEK, dënimi i inspektorëve në Prizren, tani vendimi i ZRE-së, e shumë vendime të tjera”, ka shkruar Konjufca.

Ky reagim i tij ka ardhur si vazhdimësi e vajtimit të njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje për vendimet e fundit të gjyqësorit.

Pas dënimit të deputetes së LVV-së, Jetmire Vrenezi, sot Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore se vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike ishte gabim.