Shefi në detyrë i Intelegjecës amerikane, njëherit i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, ka njoftuar se ka filluar një nismë për luftimin e krininalizimit të homoseksualizmit raporton ballkani.info

“Unë jam duke formuar një grup pune në të gjithë komunitetin e inteligjencës për të parë se si mund të ndihmojmë në luftimin e kriminalizimit të homoseksualizmit” ka shkruar Grenell.

Tutje, ai shton se janë 69 vende aktualisht në botë të cilat arrestojnë dikë i cili është qenë homoseksual, ndërsa 10 prej tyre mund edhe t’ju vrasin. /Ballkani.info/

Image