Kevin De Bruyne ka zgjedhur rrjetet sociale për të treguar se ai ka pësuar një frakturë në fytyrë gjatë një përplasje me Antonio Rudiger në finale të Ligës së Kampionëve

Mesfushori ofensivë i Manchester City është dërguar në spital pasi që është zëvendësuar pas një ore në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e së shtunës që u mbajt në stadiumin “Do Dragao”.

“Tung, sapo u lëshova nga spitali”, ka shkruar De Bruyne të dielën në Twitter. “Diagnoza e ime është thyerje akute e hundës në anën e majtë. Ndihem mirë. Por ende i zhgënjyer për atë çfarë ndodhi mbrëmë, por ne do të kthehemi”.

Kjo ka vënë në diskutim paraqitjen ose jo të tij në kampionatin europian që ka më pak se dy javë për të filluar, e ku do të shihet se a do të jetë ai në gjendje që të luajë për Kombëtaren e Belgjikës të cilët luajnë kundër Rusisë më 12 qershor.