Në Komisionin Evropian në Bruksel kanë paralajmëruar se në afat sa më të shkurtër pritet përgjigjja e BE-së ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që mallrat serbe të taksohen 100 për qind.
“BE po punon në ragimin lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ta rris taksën ndaj mallrave serbe në 100 për qind”, i është thënë tanjugut në Bruksel.
BE-ja më 6 nëntor kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të sqaroj për vendimin e vendosjes së taksës, atëherë ishtë 10 për qind, ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, transmeton Ballkani.info.
Brukseli kishte vlerësuar se ai vendim ishte në kundërshtim me bashkëpunimin rajonal dhe nuk ishte në pajtim me Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit BE-Kosovë.
“Ky vendim qartë e shkelë obligimet e Kosovës brenda CEFTA-s. BE pret nga Kosova, e cila momentalisht kryeson CEFTA-n, që në pajtim të plotë me obligimet e saj t’i tërheqë këto masa”, pati thënë aso kohe zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq. /Ballkani.info/







