Lajmërohet Albin Gashi vetëm sa “për sy e faqe”, përgjigjet si ‘duke vrapuar’ për rastin e Frashër Krasniqit

Pas debatit mes Frashër Krasniqit dhe Tomë Gashit, për të folur rreth incidentit të ndodhur në një lidhje telefonike është inkuadruar edhe protagonisti i ngjarjes, Albin Gashi, kandidat për deputet dhe djali i avokatit Tomë Gashi.

Albin Gashi në një përgjigje të shkurtër ka thënë se s’ka asgjë politike me Frashër Krasniqin dhe pretendon se ky i fundit ka diçka personale me të.

 ‘Unë besoj që kam ku të deklarohem se a është e vërtetë a s’është. Politike s’kam kurgje me frashërin. Frashëri më duket se ka dicka personale me mue”, ka thënë Albin Gashi në Klan Kosova.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Frashër Krasniqi i cili tha se Albin Gashi nuk e mohoi që të ketë sulmuar fizikisht, dhe që një gjë të tillë do ta dëshmojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.