Lajmërohet “10-shi”, telefonon nga Haga deputetin e VV-së, Fitim Uka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka treguar nëpërmjet facebookut se sot ka marrë një thirrje nga ish-shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së që po gjykohet në Hagë, Rexhep Selimi.

“Kam pranuar sot telefonatën dhe urimin më të veçantë për këtë vit të ri”, ka shkruar Uka, transmeton Ballkani.info.

“Besoj, që këtë vit të mbrapshtë do ta përcjellim me një vit të ri që sjell lajme të mira jo vetëm për Rexhën, por për të gjithë qytetarët e Kosovës”, përfundoi ai.

Ky është postimi i plotë: