Lajm prekës për familjen Hajrizi, vdes nëna e dëshmorit Hamdi Hajrizi

Ka ndrruar jetë nëna e dëshmorit Hamdi Hajrizi, Mirishahe Hajrizi shkruan ballkani.info

“E ndjera vdiq pas një sëmundjeje të rëndë dhe la me lot në sy tërë familjen e gjerë Hajrizi nga Strofci i Vushtrrisë dhe të gjithë të tjerët që e njohën” ka shkruar në facebook Mentor Hajrizi.

Ajo do të kujtohet përjetësisht nga të gjithë ne, për sakrificën që bëri, duke ia dhënë atdheut të birin e saj për çlirimin e vendit, heroin Hamdi Hajrizi. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Vdes e ëma e dëshmorit Hamdi Hajrizi, Mirishahe Hajrizi

Sot ndërroi jetë e ëma e dëshmorit Hamdi Hajrizi, Mirishahe Hajrizi.

E ndjera vdiq pas një sëmundjeje të rëndë dhe la me lot në sy tërë familjen e gjerë Hajrizi nga Strofci i Vushtrrisë dhe të gjithë të tjerët që e njohën. Nëna e dëshmorit Hajrizi do të kujtohet përjetësisht nga të gjithë ne, për sakrificën që bëri, duke ia dhënë atdheut të birin e saj për çlirimin e vendit, heroin Hamdi Hajrizi. I vaftë shpirti në xhenet!