Lajm mortor! Aktori shqiptar humb të atin nga COVID-19

Aktori i njohur shqiptar, Gentian Zenelaj ka humbur të atin i cili ishte i infektuar me COVID-19.

Ishte vetë aktori që ndau lajmin e hidhur me ndjekësit dhe miqtë e tij në Facebook, ku shkruante e beteja e babait të tij, Rexhep Zenelaj ishte e gjatë dhe e vështirë.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin”- shkruan Genti.