Lajm i trishtueshëm: Vdes në moshën 38 vjeçare aktorja e njohur

Aktorja e njohur e Hollywood, Jessica Campbell ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçe.

Sipas TMZ, ajo ka humbur jetën në Portland, më 29 dhjetor.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’. Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha TMZ se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e Qarkut Multnomah në Oregon.

Në një moment Campbell hyri në një banjë dhe nuk doli e gjallë prej andej, pasi familjarët e gjetën pa shenja jete.

Campbell ka lënë pas djalin e saj dhjetëvjeçar, Oliver, teksa njerëzit pranë saj kanë deklaruar se humbja e saj ishte e papritur.

Kujtojmë se Jessica Campbell u bë e njohur nga roli që luajti në “Election” në vitin 1999.