Lajm i rëndësishëm për mërgimtarët që vijnë nga Zvicra

Ambasada e Kosovës në Bern ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të bëhet rihapja e kufijve ajrorë.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre, kjo ambasadë ka bërë të ditur se aeroporti do të funksionojë me linja të rregullta ajrore që nga data 28 qershor, përkatësisht nga dita e premte.

Më tej njoftohet se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, rekomandohen që të kenë testin negative për koronavirus, jo më të vjetër se katër ditë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftim.