Një 15 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga therrja me thikë.
Rasti ndodhi në Prizren në rrugën ‘’Ylber Fanaj’’, sipas njoftimi të policisë.
“Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Forenzika, policia dhe prokurori i shtetit kanë dalur në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren.







