çmimi i naftës

Lajm i mirë: Ulet çmimi i naftës, Kosova preket pas pak ditësh

Çmimet nëpër tregje kanë pësuar rënie ashtu sikurse çmimi i naftës dhe derivateve të saj.

Për 2.5 përqind më lirë është shitur nafta, apo për 94.10 dollarë për barrel në tregje ndërkombëtare, raporton BBC.

Në WTI amerikane rënia ka qenë 2.7 përqind, apo 92.88 dollarë për gallon, pas shenjave se tensionet gjeopolitike por ulen.

Përveç naftës edhe çmimi i arit ka rënë për 0.5 përqind.

Duhet theksuar se çmimi i naftës ishte paralajmëruar se do të ketë rritje të madhe, duke marrë parasysh krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.