Tri fshatra të komunës së Podujevës janë liruar nga masa e izolimit, ndërkohë vetëm një person nga ky qytet ende mbetetet me koronavirus, kurse gjendja e tij shëndetësore mbetet e mirë.
Kjo është bërë e ditur nga ushtruesi i detyrës së kreut të Podujevës, Nexhmi Rudari, teksa ka apeluar të mos frekuentohet Batllava.
“Falë kujdesit të treguar dhe respektimit të rekomandimeve e vendimeve të institucioneve qendrore të shëndetësisë, në komunën tonë është hequr masa e karantinës për tri fshatra dhe aktualisht kemi vetëm një preson të infektuar me COVID-19, i cili është në rrugë të mirë të shërimit”, ka shkruar Rudari në Facebook.
Të dashur qytetarë,
Falë kujdesit të treguar dhe respektimit të rekomandimeve e vendimeve të institucioneve qendrore të shëndetësisë, në komunën tonë është hequr masa e karantinës për tri fshatra dhe aktualisht kemi vetëm një preson të infektuar me COVID-19, i cili është në rrugë të mirë të shërimit.
Pavarësisht vendimit për kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e grumbullimit të qytetarëve, ditëve të fundit është vërejtur fluks i theksuar i qytetarëve në parkun e qytetit dhe në liqenin e Batllavës, të cilët nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes edhe në zonat e kufizuara me shirit nga Policia e Kosovës.
Apeloj te qytetarët t’i reduktojnë lëvizjet e tyre dhe të dalin vetëm për kryerjen e shërbimeve dhe nevoja të domosdoshme.
Qytetarë të dashur, për të shmangur veprimet që bien ndesh me ligjin dhe për të parandaluar rrezikun nga infektimi me virusin COVID-19.







