Lajm i mirë: Tre fëmijë nga Kosova arrijnë në Izrael për shërim

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se tre fëmijë nga Kosova kanë mbërritur në Izrael për shërim.

Përmes një postimi në Twitter ajo ka bërë të ditur se fëmijët kanë shkuar bashkë me nënat e tyre.

“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri.