Lajm i mirë: S’ka masa të reja anti-COVID, Zemaj thotë se pati rritje të rasteve

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në mbledhjen e sotme të komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike tha se këtë javë ka rritje të rasteve COVID-19 për 26 për qind mesatarja javore është 4,3,5 për çdo ditë.

Për çka Zemaj ka thënë se duhet të vazhdohet me disiplinë dhe të respektohen masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Në vlerësim të masave apelojmë respektim dhe ndërmarrje të masave për menaxhim të infektimit me Covid-19. Është e domosdoshme të respektohet nga të gjithë ajo që është proklamuar maska distanca ajrosja e lokaleve. Ne duhet ta vazhdojmë bërjen deri në fitoren përfundimtare do qëndrojmë me sukses edhe kur vendet tjerë me sistemet të avancuar duket se janë dorëzuar para pandemisë humbja për ne nuk është opsion përballja me pandeminë duhet të jetë opsion. Parandalimin deri më tani pati sukses duhet të vazhdojmë me disiplinën ka furnizime të caktuara që në këtë fazë duhet të rritet”, tha Zemaj.

Ai ka ftuar institucionet vartëse që të vazhdojnë me disiplinën deri në ardhjen e vaksinës antiCOVID-19. Ndërkohë që thekson se është bërë e qartë që vaksinën do të marrin nga shteti serb.

“Policia e Kosovës qeveria e Kosovës, inspektorat ta bëjnë punën sipas legjislacionit në fuqi duhet të vazhdojmë me disiplinë deri në pritjen e vaksinës që do ndihmoj ata që kanë pasur obligim të na mbulojnë me vaksina shkurtin e bartën në mars. Ne e kemi bërë të qartë nuk do marrim vaksina nga shteti serb dhe Rusia pavarësisht presionit që bëhet nga vendet e rajonit kjo na bënë të avancojmë në sigurimin e vaksinës”, tha Zemaj.

Tutje ai ka thënë se “Këto ditë ka nisur fushata bashkë kundër COVID-19 që nëse do të lansohet. Duhet të vazhdojmë ne respektim të masave anti-Covid sot do marrim rekomandimet e vlerësimet tuaja”.