Një grua ka rënë nga një lërtësi disa katëshe e një ndërtese në afërsi të një qendre tregtare në Ferizaj.

Për momentin shkaqet se pse ka ndodhur kjo ngjarje nuk dihen, mirëpo policia ka konfirmuar se gruaja ka shpëtuar dhe po trajtohet në spitalin e Ferizajt.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Ferizajt e njejta pritet të niset për në QKUK.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. Ai tha se gruaja është me shenja jete por nuk dihet se çfarë lëndime ka pësuar.

“Rreth orës 15:30 në Ferizaj në afërsi të një qendër tregtare, nga një ndërtesë në rrethana të panjohura ka rënë një person i gjinisë femërorë. Është dërguar në spitalin e Ferizajt më pas do të dërgohet në QKU”, tha Gashi.

Pamjet e rënda:

https://www.youtube.com/watch?v=IvgQ9RnpUVQ