Lajm i mirë: Shërohen edhe 9 pacientë të tjerë me COVID-19 në Shqipëri

Nëntë pacientë të tjerë të infektuar me COVID-19 janë shëruar në Shqipëri, duke dalë fitimtarë nga kjo luftë me koronavirusin.

Lajmin e bën të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shkruan në Facebook “lajm i mirë: 9 të shëruar sot”.

Në total, numri i të shëruarve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 85.

Deri tani ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 277 raste me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 16 persona.