Lajm i mirë: Shërohen edhe 126 pacientë nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 126 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë, shkruan ballkani.info

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804”, thuhet në njoftim.