Lajm i mirë: Së shpejti 17 milionë euro do të ndahen për shtesat e pensionistëve

Qeveria e Kosovës në prezantimin e Pakos së re të Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19 ka thënë se pritet të ndahen 50 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve.

Sipas njoftimit, 17 milionë euro do të shkojnë për pensionistë, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro, si dhe për mbështetjen e familjeve që pranojnë asistencë sociale.

“17 milionë euro për t’i paguar shtesat për pensionistë ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro, si dhe për mbështetjen e familjeve që pranojnë asistencë sociale me 30% mbi nivelin e rregullt. Shtesat do të aplikohen deri në fund të vitit fiskal”, thuhet në njoftim.