Lajm i mirë: Qeveria ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Qeveria.

Vendimi është në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Njoftimi i plotë:

15 MILIONË EURO PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS

Qeveria ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit.