Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë, Rene Escheman, kanë nënshkruar dy marrëveshje financiare, grante nga qeveria gjermane.
Bislimi tha se këto grante nga qeveria gjermane i adresohen dy prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, teksa falënderoi shtetin gjerman për këto ndihma.
“Po nënshkruajmë dy marrëveshje financiare grante nga qeveria gjermane që i adresohen dy prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, përmirësimi i kualitetit në arsim dhe rritja e prodhimit bujqësor në Kosovë. Falënderoj nga zemra Ambasadën Gjermane dhe taksapaguesit gjerman që në vazhdimësi kanë ndihmuar në realizmin e prioriteteve. Me këtë situatë me pandeminë, çdo Ndihmesë është e mirëseardhur. Në kohën e pandemisë është shumë me rendësi të shitjet gatishmëria e fermerëve kosovarë për me rritë prodhimin. Ndërsa granti për sfida t e arsimit, nga ky nuk përfitojnë vetëm sektori publik por edhe sektori privat”, shtoi ai.
Ai tha se fondi kosovar për garanci kreditore ka dëshmuar se është instrument i mirë, ka dëshmuar se është partner i besueshëm
“Duke pasur parasysh kushtet e jashtëzakonshme kemi arritur të nënshkruajmë dy marrëveshje sot. Përkundër faktit që po përballemi me pandeminë duhet të kemi parasysh zhvillimet e mesme dhe afatgjata të ekonomisë. Fondi kosovar për garanci kreditore ka dëshmuar se është instrument i mirë, ka dëshmuar se është partner i besueshëm”, tha ai.







