Lajm i mirë: Pritjes i vjen fundi, fillon furnizimi me targa RKS

Sot ka filluar lëshimi i targave RKS, pas shumë muajve ndërprerje për qytetarët e Kosovës njofton Ballkani.info.

Shumë prej automjeteve të cilat i kemi parë javëve të fundit me targa të njohura si “Probation”, e që ua kanë pamundësuar kalimin e kufirit sepse kanë qenë targa të përkohshme, tani më nuk do ta kenë një problem të tillë, Kjo pasi që, sot në Qendra e Regjistrimit të automjeteve ka filluar me lëshimin e targave RKS.

Përmes disa fotografive të dërguar në redaksinë e portalit Ballkani.info, lexuesit kanë treguar se që në orët e mëngjesit ka filluar regjistrimi i targave RKS, pas disa muaj mungese dhe për këtë presin radhë të gjata njerëzish.

Mungesa e targave ishte për shkak të mungesës së kontratës për furnizim me targa të automjeteve.

Kujtojmë se qytetarët tani e tutje do t’u lejohet lëvizja vetëm me automjete me targa RKS dhe jo KS, kjo pas vendimit të MPB të hyrë në fuqi nga 17 shtatori 2020.

Gjithashtu, deri më 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Kosovë nuk do të mund të shihet më me targa KS, pasi që të njëjtat do të zhduken dhe do të zëvendësohen nga targat e njohura si RKS.

Ky ndryshim sipas Agjencia së Regjistrimit Civil po bëhet në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, e cila nisi së zbatuari më 14 shtator të vitit 2016 dhe e njëjta parashihet të përfundojë më 14 shtator të këtij viti.

Duhet përkujtuar që numri i automjeteve të cilat janë regjistruar me targa KS pati kaluar shifrën mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur kalon regjistrimi i tyre, fillon ndryshimi që ato të shndërrohen në RKS.

Nga MPB u theksua se pronarët e automjeteve të cilët posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit, janë të obliguar që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, në bazë të procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit si dhe duke u bazuar në vendimin e datë 10 janar 2020, për caktimin e tarifave./Ballkani.info/