Lajm i mirë për pensionistët, Qeveria ndan pagesa shtesë

Qeveria në detyrë Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, mbledhja e 59 me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të fushave të përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore

Në këtë mbledhje pos tjerash është marrë vendimi për dyfishim të pagesave për ndihmë sociale, për pagesën shtesë për skema sociale dhe pensionale.

Vendimi i plotë:

Edhe vendimi për zbatimin e masës nr. 16, të për Skemat Pensionale dhe Sociale, të Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike, sipas vendimit Nr. 06/58 të datës 14.01.2021 ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Për këtë qëllim janë ndarë mjete ne shumën prej 21 milion euro. 7.5 milion nga këto mjete do të ndahen për dyfishimin e pagesave për ndihmë sociale ndërsa 13.5 milion për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa deri në 100 euro./Ballkani.info./