Lajm i mirë nga Spanja: Regjistrohet numri më i ulët i viktimave që prej 24 marsit

Spanja vijon me përmirësimin gradual në betejën kundër pandemisë koronavirus. 637 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, shifra më e ulët që prej 24 marsit.

Në total, Covid-19 ka shkaktuar mbi 13 mijë viktima në këtë shtet, sipas të dhënave të raportuara nga ministria e shëndetësisë.

Spanja regjistron më shumë se 135 mijë vetë të prekur nga koronavirusi, ku 60 mijë prej tyre rezultojnë të shtruar në struktura spitalore, ndërsa 40 mijë të shëruar. E lartë është dhe shifra e pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive: rreth 7 mijë të infektuar janë intubuar pasi nuk janë në gjendje të frymojnë. Për shkak të përmirësimit të situatës, qeveria spanjolle po mendon për heqjen graduale të masave shtrënguese që u vendosën për të parandaluar përhapjen e Covid-19.